Futbollistët shqiptarë vazhdojnë formën e tyre të mirë në kampionatet e huaja. Në kampionatin kroat luhet sfida e javës së 17-të midis Lokomotivë Zagrebit dhe Goricës, ku tek vendasit titullar janë dhe 4 shqiptarë, Cokaj, Mersinaj, Kastrati dhe Uzuni. Këta dy të fundit kanë shpërthyer me gol në sfidën e sotme.
Në minutën e 40 të pjesës së parë ka qenë I riu Kastrati ai I cili ka kaluar ekipin e Lokomotivës së Zagrebit në avantazh, ndërsa vetëm 1 minutë më vonë Uzuni ka shënuar dhe golin e dytë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, fal golave të shqiptarëve.
Kjo është një sfidë e rëndësishme për Zagrebin, pasi një fitore do t'I ngjiste në vendin e 3-të të renditjes.
Poll