Largimet te Teuta duket se kanë orientuar drejtuesit që të arfrojnë shumë element cilësor këtë merkato. Sëfundmi në Durrës janë afruar dy lojtarë, Ledjon Xhymerti dhe Brendon Smajli. Dy mesfushorët 20 dhe 21 vjeçarë shihen si pjesë e së ardhmes, ndërsa mund të kontribojnë në ekipin U-21.
Xhymerti ka luajtur në Greqi, ndërsa prej ditësh stërvitet me ekipin e parë të drejtuar nga Edi Martini. Te durrsakët është afruar edhe shkodrani Smajli, që është në pronësi të Vllaznisë. Më herët lojtari ishte huazuar te Veleçiku, ndërsa ende nuk dihet zgjidhja e kontratës me kuqeblutë.