Kategoria e Dytë e futbollit do zhvillojë sot nëntë nga ndeshjet e javës së 12. Të ndara në dy grupe, 18 skuadra janë thirrur sot në detyrë për të diskutuar pozicionet e tabelës. Në një garë të fortë në gruper respektive, e Dyta shpeshherë ka prodhuar futboll të fortë dhe sherre në fushat e Shqipërisë.
Në grupin A do zhvillohen tre duele. Duke nisur nga 13:30, Tërbuni luan me Shënkollin, Klosi me Sopotin, ndërsa Shkumbini kryesues luan me Valbonën.
Në atë B, Labëria pret Naftëtarin, Albpetrol ndeshet me Skraparin, ndërsa Gramozi luan në transfertë me Memaliaj. Butrinti kryesues e ka pushim, Maliqi luan me Këlcyrën, Përmeti me Tepelenën, ndërsa Devolli në transfertë me Delvinën.


Galeria fotografike ()
Poll