
Apolonia për moshat U-17 ka fituar edhe ditën e sotme në sfidën e javës së 16-të ndaj Vlorës me rezultatin minimal 0-1. Një gol I Kaçanollit në minutën e 15-të I ka dhënë fitoren e radhës skuadrës fierake që kryeson Grupin B të Kategorisë së Parë me 46 pikë.
Ajo që bie në sy është ecuria pozitive e kësaj skuadre në kampiona ku në 16 javë ka 15 fitore, një barazim dhe asnjë humbje. Ekipi I drejtuar nga Bledar Borova është pretendente kryesore për t'u ngjitur në Superligë sezonin e ardhshëm dhe tregon punën e jashtëzakonshme që po bëhet me moshat në Fier. Një gjë e tillë shihet edhe në ekipin e parë ku Apolonia me lojtarë të rinj dhe të talentuar është një nga ekipet që synon Superligën edicionin e ri.