
Sot, Skënderbeu do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 19:45 dhe pritet me interes nga të gjithë sportdashësit shqiptarë.
Duke qenë se kjo është kryendeshja e kësaj jave, newsport.al ka dhënë 10 arsye se pse të bardhekuqtë mund të dalin sot të fituar nga shtëpia e tyre.
10 arsyet pse Skënderbeu fiton sot përballë Partizanit:
- Skënderbeu luan në shtëpi dhe ka me vete faktorin fushë.
- Ka përkrah një numër të madh tifozësh në shkallët e stadiumit.
- Kërkon vazhdimësinë e fitoreve përballë të kuqve.
- Të kuqtë janë rivali më i urryer prej dy sezonesh në Korçë.
- Takaj do fitoren për të mundur rivalin e tij Gazmend Demi me të cilin nuk ka marrëdhënie miqësore.
- Skuadra ka dhënë prova se në shtëpi mund të fitoj përballë të mëdhave.
- Një fitore duhet për ta mbyllur vitin me sukses.
- Agostineli i njeh mjaft mirë të kuqtë.
- Orges Shehi e ka mundur Partizanin kur ka qenë lojtar, tashmë kërkon ta bëjë edhe në postin e trajnerit.
- Kanë në skuadër një lojtar si Emiliano Vila, një "ish" i kuq që para disa viteve i shkaktonte disfatë korçarëve.