
Lihtenshtein - Shqipëri 0-1
Formacionet
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Llullaku, Kukeli, Mavraj, Aliji, Hyka, Balaj, Roshi, Abrashi Trajner: De Biassi
Lihtenshteini: Jehle, Goppel, Kauffman, Buchel, Ëieser, Burgmeier, Oehri, Gubser, Hasler, Salanovic, Polverioni
1'- Topi i parë shkelmohet nga vendasit, por topin e marrin nën zotërim tanët.
5'- Kuqezinjtë marrin në dorë frenat e lojës, teksa qarkullojnë topin në mesin e fushës. Lihtenshteini duket i ngjeshur në zonën e tij dhe të besuarit e De Biasit mundohen të depërtojnë në hapësirat e vendasve.
8' - Shqipëria vazhdon të luajë në gjysmë fushën e vendasve, por mbrojtja e tyre vështirë të depërtohet. Aliji kroson nga e majta, por Roshi për pak sa nuk e çon topin në rrjetë.
10' - Jemi te mesfusha kundërshtare. Kukeli mundohet të çojë para skuadrën dhe Llullaku godet, por topi i tij devijohet nga mbrojtësi vendas. Këndore për tanët, që ekzekutohet nga Hyka, por pa rrezik për vendasit.
11' - Minuta e 11 dhe vjen momenti i shumëpritur për Shqipërinë. Jahmir Hyka shënon me kokë fare afër portierit mik. Gëzimi i kuqezinjve tashmë është i ligjshëm.15' - Tashmë kuqezinjtë janë zotër të fushës. Lihtenshteini duket i pafuqishëm përballë ekipit të De Biazit. Mbrojtja shqiptare duket është në ditën e saj sot. Vendasit nuk munden të dalin nga zona e tyre.
20' - Minuta e 20-të i gjen tanët sërish në sulm. Me ndryshime në formacion skuadra e De Biassit po përgjigjet siç duhet.
http://www.dailymotion.com/video/x4wd4js_jahmir-hyka-goal-0-1-liechtenstein-vs-albania_sport