Amer Duka u largua nga Skënderbeu gjatë kësaj merkato. Qendërmbrojtësi luajti vetëm 4 ndeshje me fanellën korçare, 3 në kampionat dhe një në Kupë e tashmë e ka mbyllur aventurën e tij. Lojtari nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë skuadër të re.
Duka ka firmosur me Erzenin në Kategorinë e Parë dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të sezonit.
Ky do të jetë një rikthim për mbrojtësin te skuadra shijakase pasi ka luajtur edhe në sezonin 2018-19. Erzeni militon në Kategorinë e Parë dhe renditet në vendin e fundit dhe objektivi kryesor mbetet mbijetesa.

Galeria fotografike ()
Poll