Oriku sezonin e ri do luajë në Kategorinë e Parë. Të ngjitur nga e Dyta, te Oriku nuk kanë humbur kohë, teksa pak ditë më parë u prezantua në stol edhe Arlind Rustemi, ish-teniku i Labërisë.
Duket se Oriku tanimë është bërë një mini-Labëri, me klubin që ka zyrtarizuar tre afrime. Bëhet fjalë për Gerist Malko, Aleksandër Dalanaj apo Fjoralb Deliaj, të tre nga Labëria.
Veç tyre, te Oriku tregojnë se në ditët në vijim do ketë edhe rinovime kontratash.
“K.F Oriku prezanton tre prurjet e reja, Gerist Malko, Aleksandër Dalanaj dhe Fjoralb Deliaj, të cilët kanë firmosur kontratën për sezonin e ri futbollistik. Këto ditë priten dhe rinovimet e firmave të lojtarëve të tjerë”, njofton Oriku.

Poll