Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Trajner dhe projekt i ri, klubi i Kategorisë së Parë afron 22 vjeçarin e sulmit

Shkruar nga NEWSPORT

Adriatik Faslliu nga sezoni i ri do jetë trajneri i Turbinës së Cërrikut në Kategorinë e Parë. Ish-trajneri i Butrintit ka marrë besimin e presidencës, teksa ka një projekt për mos lënë skuadrën në ujërat e mbijetesës.

Për këtë, në Cërrik kanë afruar sulmuesin Alfredo Sinaj. 22 vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e Labërisë në të Dytën, duke shënuar 9 gola. Paraqitjet e mira kanë bërë që djaloshi të ngjisë shkallët, duke provuar veten në të Parën.

I dalë nga moshat e Flamurtarit, Sinaj ka luajtur edhe te Oriku dhe Memaliaj. Veç afrimeve nga vendi, Turbina projekton emra nga Brazili dhe Argjentina.

Alfredo Sinaj
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga