Ben Azubel ka firmosur me skuadrën e Perth Gloryt në Australi. Lajmi bëhet me dije nga klubi australian që tregon se është arritur marrëveshja me sulmuesin izraelit. Ai ka firmosur një kontratë që e lidh me skuadrën në fjalë për dy sezonet e ardhshme. 28-vjeçari shihet si përforcim i rëndësishëm për ekipin e Perth Gloryt.
Azubel është një emër i njohur në kampionatin shqiptar. Shtatlarti 1.93 metër u zyrtarizua te Partizani në sezonin 2016-2017. Ai u aktivizua në 7 ndeshje duke shënuar vetëm 1 gol. Asokohe në drejtimin e trajnerit Sulejman Starova, izraeliti nuk arriti të fitonte besimin e “Bobit”.

Galeria fotografike ()
Poll