
Maliqi ka larguar dy lojtarë gjatë kësaj merkato janari. Skuadra që militon në Kategorinë e Parë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se mbrojtësit Abei Agbodzie dhe Admir Bali nuk do të jenë më pjesë e Maliqit në vazhdim.
Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të mbyllur këto marrëveshje, ndërsa klubi i falenderon për kontributin e dhënë. Abei Agbodzie është në pronësi të Skënderbeut dhe u huazua në fillim të sezonit te Maliqi deri ditën e sotme, 14 janar. Qendërmbrojtësi do të rikthehet sërish te skuadra korçare, ndërsa do të jetë trajneri Memelli që do të vendosë nëse lojtari do të qendrojë në ekip, apo do të huazohet sërish.
Postimi i Maliqit:
Mbrojtësit Abei Agbodzie dhe Admir Bali nuk do të jenë më pjesë e Maliqit në vazhdim, teksa është ndërprerë bashkëpunimin me mirkuptim nga ana e të dyja palëve!
Në shenjë mirnjohje për kontributin e dhënë, klubi iu uron suksese!