Tashmë është zyrtare, Apolonia ka gjetur trajnerin e ri në skuadër. Pas dy largimeve të para, është zyrtarizuar ardhjen e teknikut serb Rade Milic. Trajneri u bashkua me skuadrën disa javë më parë, por tashmë është vendosur përfundimisht që ai do të jetë në krye të Apolonisë për gjysmën e mbetur të sezonit. Është vet klubi fierak që ka njoftuar në faqen e tyre në Facebook.
Postimi I Apolonisë:
Mirë se erdhët!
Dy trajnerët serb Rade Milić dhe Stefan Carević kanë marrë zyrtarisht pankinën e skuadrës sonë!
Eksperienca e tyre është e gjatë me ekipet e moshave dhe në ekipe të para në Serbi, po ashtu dhe jashtë saj, ndaj dhe ne vendosëm që t'iu besojmë drejtimin e Apolonisë!
Së bashku me trajnerët serb do të jenë në staf dhe Mariglen Kule në rolin e përgatitësit fizik dhe Eduart Miço si trajner portierësh.