Orjan Xhemalaj nuk do vazhdojë të jetë pjesë e Erzenit. Mesfushori e ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale, teksa i falenderon të gjithë që ishin krah tij.
Kujtojmë se 33-vjeçari ishte pjesë e skuadrës shijakase gjatë sezonit të fundit, ku u arrit suksesi i madh që ktheu Erzenin në Superiore pas 19 vitesh. Më poshtë mund të lexoni fjalët e tij pasi ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit.
“Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit Erzenit! Falenderime për të gjithë drejtuesa staf tifoza ju uroj suksese në vazhdim. Dhe falenderime për të gjithë çunat e ekipit, njoha miq dhe kam lënë miq respekte për të gjitë suksese”, shkruan Xhemalaj në rrjetet sociale.
Në anën tjetër Erzeni po vazhdon me fazën përgatitore. Pas fitores së djeshme kundër Besës 1-0, shijakasit kanë fituar një tjetër miqësore, pikërisht kundër Tërbunit 3-0.