Dinamo ka bërë tjetër afrim në këtë merkato dimri. Në orët e fundit të periudhës së hyrje-daljeve, kryeqytetasit kanë zyrtarizuar një sulmues.
Bëhet fjalë për Amarildo Gjonin, i cili është zyrtarizuar nga 18 herë kampionët e Shqipërisë në kanalin zyrtar. Drejtuesit dhe lojtarët kanë arritur një marrëveshje për 2 vitet e ardhshme. Në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare thuhej:
“FC Dinamo zyrtarizon afrimin e sulmuesit Gjoni në familjen blu. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit deri ne vitin 2025.
23-vjeçari hapat e parë të futbollit i ka hedhur në Shqipëri ndërsa deri në gjysmën e parë të sezonit aktual e ka zhvilluar karrierën në Itali me skuadrat Montebelluno, Cartigliano dhe sëfundmi Cjarlins Muzane”.