Presidenti Silvio Berluskoni e ka shitur tashmë zyrtarisht klubin e Milanit te një konsorcium kinez.
99.93% të aksioneve të zotëruara nga kompania Finninvest janë shitur për 740 milion euro te grupi i kinezëve ku nuk bëjnë pjesë vetëm kompani biznesi por edhe qeveria e vendit aziatik. Oferta 740 milion euro përfshin edhe larjen e borxheve të klubit, rreth 220 milion euro.
Pjesë e marrëveshjes është investimi për merkaton e klubit të rreth 350 milion eurove në 3 vitet e ardhshme.