Brendon Smajli është larguar nga Vllaznia në formën e huazimit dhe për sezonin e ri do të luajë tek skuadra e Shënkollit në Kategotinë e Parë. Lajmi raportohet nga vet klubi kuqeblu, me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Mesfushori ka kërkuar më shumë minuta në këmbë dhe pritet që tek ekipi i ri të luajë më tepër, për t'u rikthyer përsëri tek Vllaznia, sepse është vetëm 20 vjeç.
Postimi i klubit të Vllaznisë:
"KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka arritur një marrëveshje me futbollistin Brendon Smajli për ta huazuar atë për tek ekipi i Shënkollit për sezonin e ardhshëm. Ka qenë vetë lojtari që ka shprehur dëshirën për këtë huazim, nisur nga dëshira e tij për të gjetur më shumë hapësira aktivizimi dhe drejtuesit e klubit ia kanë plotësuar kërkesën duke shpresuar që kjo të jetë në të mirë të lojtarit.
KF Vllaznia i uron suksese futbollistit Brendon Smajli në këtë përvojë të re, duke shpresuar se ai do të arrijë të shprehë ashtu si duhet vlerat e tij tek ekipi i Shënkollit".
