Labinot Ibrahimi nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Mbrojtësi largohet pas 6 sezonesh nga klubi i kuq. Një lajm i papritur që është zyrtarizuar nga klubi i Prishtinës ku ka zyrtarizuar afrimin e Ibrahimit. Mbrojtësi është një nga lojtarët më të dashur të tifozerisë së Partizanit pasi ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushën e lojës. Siç duket me ardhjen e trajnerit Lerda, Ibrahimi doli jashtë planeve dhe kjo u pa nga ndeshjet e fundit.
Prishtinë, 14 gusht 2019 - Presidenti i nderuar i Partizanit, mik i ngushtë i kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, do të ndihmoj klubin tonë duke pranuar ofertën e transferimit të Labinot Ibrahimit, nga radhët e Partizanit nga Tirana në Prishtinë.
Labinot Ibrahimi, ndër futbollistët më të dashur të tifozerisë së kuqe, do të rikthehet në skuadrën e Prishtinës pas 6 vitesh kur në vitin 2013 kishte lëvizur për Tiranë.
Labinot Ibrahimi, ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm, si me Prishtinën po ashtu edhe me Partizanin.
Ndërsa, FC Prishtina, edhe njëherë falënderon publikisht presidentin Demi për ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy klubeve.

