Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Kontratë dy-vjeçare, Korabi zgjat "martesën" me mesfushorin

Shkruar nga NEWSPORT

Tashmë është zyrtare, klubi i Korabit ka arritur të rinovoj kontratën me mesfushorin Kristi Joti. Klubi ka bërë publik lajmin për dakortësin e arritur me lojtarin që është pjesë e tyre që nga sezoni i shkuar ku erdhi nga rradhët e Luzit. Aventura e tij do të vazhdoj me ekipin e Korabit edhe për dy vite të tjera.

Kristi Joti ka qënë më herët nën pronësin e ekipi të Kukësit, që është munduar ta huazojë për ti dhënë me tepër minuta lojtarit. Ai u largua nga Kukësi  përfundimisht duke u bashkuar me ekipin e Luzit. Tashmë lojtari duket që ka gjetur ambjentin e duhur për të vazhduar karrieren

Njoftimi i ekipit të Korabit:

“Kristi Joti zyrtarisht pjesë e KF Korabit!

Klubi I Futbollit Korabi njofton rinovimin e kontratës me Kristi Jotin. Mesfushori ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, që e lidh me KF Korabin për dy vitet e ardhshëm.

I urojmë suksese lojtarit dhe klubit!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga