Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Kontratë 2 vjeçare, BESA prezanton ish-lojtarin e Laçit

Shkruar nga NEWSPORT

Henri Sulovari do jetë pjesë e Besës për dy sezonet që vijnë. Klubi verdhezi dhe 19 vjeçari nga Fieri kanë arritur akordin e bashkëpunimit, me mesfushorin që luan edhe në qendër të mbrojtjes.

I dalë nga moshat e Apolonisë, Sulovari ka qenë pjesë e Laçit për dy sezone, teksa provoi për disa muaj të luante te Besa në huazim. Duket se te kavajasit janë bindur për formën e tij, duke i ofruar kontratë 2 vjeçare.

“Henri Sulovari verdhezi. Mesfushori ka firmosur kontrate 2 vjecare dhe pritet te jete nje vlere e shtuar per ekipin tone”, njofton Besa. Tanimë Magani në Kategorinë e Parë do ketë edhe shërbimet e talentit të mesfushës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga