
Pas largimit të Stavri Nicës, Besëlidhja ka zyrtarizuar ditën e djeshme, pasuesin e teknikut durrsak.
Ai do të jetë Alban Bruka. Një lajm i tillë tashmë është zyrtar, pasi dje, trajneri i ri ka nisur nga puna me ekipin lezhjan.
Ish-trajneri i Shënkollit është prezantuar nga klubi dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën që do të drejtojë në vijim.
Kujtojmë se pas humbjes ndaj Kamzës në shtëpi, fundjavën e kaluar, Stavri Nica u largua nga posti i trajnerit të Besëlidhjes. Edhe këtë sezon, Besëlidhja do të tentojë sërish ngjitjen në Superligë.
Poll