Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Kërkohej nga PARTIZANI, ish-mesfushori i Kamzës firmos me skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT

Argjend Malaj firmos me Feronikelin. Ish-mesfushori i Kamzës kërkohej nga disa skuadra të Kategorisë Superiore, por ka vendosur të transferohet në Kosovë. Njoftimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Njoftimi i Feronikelit:

Mesfushori 25 vjeçar, Argjend Malaj, është futbollisti më i ri i Feronikelit.

Klubi i Feronikelit, konfirmon se, që nga sot (e martë), Malaj do të jetë pjesë e kampionëve të Kosovës.

Malaj ishte futbollist i Kamzës, në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ku më parë kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Skënderbeut.

Argjend Malaj luan në pjesën qendrore të mesfushës dhe pati më shumë se 20 paraqitje në Kategorinë Superiore këtë sezon.

Vushtrriasi tani e tutje do të mbrojë ngjyrat e Feronikelit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga