
Roma ka humbur në tavolinë 0-3 ndaj Spezia, sfida e vlefshme për Kupën e Italisë. Edhe pse ndeshja u mbyll me rezultatin 2-4 për skuadrën ku aktivizohet edhe Ismajli, Gjykata Sportive e ka bërë të pavlefshme këtë rezultat duke vendosur që Roma të humbasi 0-3.
Arsyeja e këtij dënimi është për shkak se ekipi kryeqytetas bëri 6 zëvendësime dhe një e tillë nuk lejohet në rregullore. Kjo I ka kushtuar humbjen në tavolinë Romës që është e dytë për këtë sezon. Në sfidën e parë të sezonit, verdhekuqtë aktivizuan një mesfushor që nuk ishte në protokoll e për këtë arsye humbën në tavolinë.
Poll