Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Hije shkarkimi, klubi i Kategorisë së Parë mbetet pa trajner

Shkruar nga NEWSPORT

Klevis Dalipi nuk është më trajneri i Apolonisë. Pas vetëm tre ndeshjeve në Kategorinë e Parë, Dalipi është larguar nga skuadra duke konfirmuar gjithçka në rrjetet sociale.

“Projekt i papërfunduar. Një falenderim për impenjimin dhe seriozitetin e treguar nga ju djema. Suksese, jeni më të mirët”, shkruan Dalipi. Hije shkarkimi nga fjalët e trajnerit, që në tre takime siguroi 4 pikë, me një fitore, një barazim dhe një humbje.

I afruar te fierakët verën që lamë pas, Dalipi nuk e drejtoi ekipin në më shumë se tre ndeshje. Duket se humbja e tre ditëve më parë me Besën në Peqin 2-1, ka bërë që për trajnerin të ketë masa drastike.

Në karrierën e tij, 46 vjeçari nga Elbasani ka drejtuar skuadra si Partizani, Luftëtari, Korabi dhe Tomori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga