
Gugash Magani është rikthyer pas disa muajsh në pankinë. Pas largimit nga Besa e Kavajës, peqinasi ka gjetur dakordësinë dhe është prezantuar te Egnatia në Kategorinë e Parë. Ish-trajneri I Tiranës, Flamurtarit dhe Teutës në Superligë, ka vendosur t'I besojë projektit të rrogozhinasve, që janë pretendent për t'u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar pas 16 vitesh.
Njoftimi I Egnatias:
Gugash Magani nënshkruan me Egnatian.
Futboll Klub Egnatia njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Gugash Magani.
Magani ka nënshkruan për 2 sezone me Egnatian duke besuar tek projekti i nisur nga presidenti Agim Demrozi.
Tekniku Peqinas ka drejtuar disa skuadra në Shqiperi si Flamurtari, Tirana, Shkumbini, Besa, Teuta dhe Trepça 89.