Ish-mesfushori i Kukësit Chafik Tigroudja është bashkuar skuadrës së kampionatit azer Fc Zire. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i Azerbajxhanit në faqen e tij zyrtare.
"Një lojtari i ri i është bashkuar Ziras. Skuadra jonë arriti marrëveshjen me futbollistin francez Chafik Tigroudja. Kontrata është firmosur në fundin e sezonit. Klubi i fundit i 27-vjeçarit ishte Kukësi. Chafik ka luajtur gjithashtu në Qipro me Alkin, Francë me Le Pontent, Nor dhe Les Hebris. Ai do të përfaqësojë ekipin tonë në edicionin e 48-ë të kampionatit".
Chafik u aktivizua në 10 ndeshje me Kukësin në 6 muajt e fundit në kampionat, por ai vuajti probleme në muskujt e barkut, që e penguan të merrte më tepër minuta. Në Azerbajxhan ai gjen dhe dy ish-lojtarë të Kategorisë Superiore Sabien Lilajn dhe James Adenyi.
