Artan Mërgjyshi do të vazhdojë të jetë trajneri i Vorës. Lajmin e konfirmon vetë klubi me një postim në rrjete sociale ku njofton publikun se është arritur marrëveshja mes drejtuesve dhe teknikut për të vazhduar bashkëpunimin edhe në Kategorinë e Parë.
Një vendim i drejtë mund të themi me Mërgjyshin që ishte arkitekti i kësaj skuadre e cila u shpall kampion në Kategorinë e Dytë. Veç Mërgjyshit, Vora bën të ditur se kanë rinovuar edhe me mbrojtësin e talentuar Keslin Shani.
Klubi nuk ka ndërmend të jetë thjeshtë për pushime në Kategorinë e Parë por duan të investojnë për të ndërtuar një ekip solid që synon pjesën e sipërme të renditjes.
Poll