
Dinamo ka prezantuar Kevin Fetishaj. Mbrojtësi 19 vjeçar ka firmosur me Blutë e kryeqytetit, ndërsa ka qenë pjesë edhe në sezonin e fundit. Talenti I dalë nga Akademia ka firmosur kontratën e parë profesioniste, ndërsa do jetë pjesë e projektit të Dinamos së re.
Njoftimi I klubit:
Kevin Fetishaj firmos për Dinamon.
19-vjeçari që luan në mbrojtje, pjesë e akademisë Blu në sezonin e fundit, ka firmosur kontratën profesionale që e mban në familjen Dinamovite edhe në sezonin e ardhshëm.
FK Dinamo vijon t'i besojë të rinjve, duke ndërtuar baza të shëndosha për të ardhmen!
Poll