
Klubi i Albpetrolit që militon në Kategorinë e Dytë ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me dy futbollistë. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Indrit Lalaj dhe mesfushorin e linjës Aljon Lalaj.
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bëhet me dije që të dy futbollistët kanë përfunduar sot zyrtarisht aventurën me klubin nga Patosi.
"Pas largimit të Behar Ballës dhe Kejsion Kumanakut, klubi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Indrit Lalaj dhe mesfushorin e krahut të djathtë Aljon Lalaj. KF. Albpetrol i falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në Patos duke i uruar suksese në karrierën e tyre", shkruhet në njoftimin e berë për mediet.
Poll