
Bylis duket se ka nisur projekt të ri ambicioz në Kategorinë e Parë. Skuadra që përfaqëson qytetin e Kavajës, pas zyrtarizimit të trajnerit Gugash Magani, ka blinduar krahët e mbrojtjes me Shaqir Jugun dhe Joni Nurjan. Ditën e sotme një tjetër zyrtarizim ka ardhur.
Bëhet fjalë për Ntephe, që mbylli aventurën me Burrelin. Kujtojmë se karriera e tij ka qenë e bazuar te Bylis, me të cilin ka provuar dhe Superioren, duke shënuar dhe gola. Mesfushori polivalent shihet si vlerë e shtuar për Maganin, teksa ka firmosur kontratë 2- vjeçare.
“Odirah Franklin Ntephe ka firmosur kontrate 2 vjecare me Besen.
Mesfushori polivalent mbulon disa pozicione ne fushen e lojes dhe pritet te jete nje vlere e shtuar per ekipin tone”, shkruan klubi i Bylisit.