Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Befason Skënderbeu, firmos me lojtarin e Caen të Francës

Shkruar nga NEWSPORT

Klubi korçar duket se nuk e ka mbyllur akoma merkaton, duke zyrtarizuar ditën e sotme një transferim të bujshëm. Skënderbeu ka bërë të ditur për mediat, se ka arritur akordin me talentin 18-vjeçar,Agon Elezi, i cili vjen nga ekipi U-19 i Caen të francës dhe shikohet si një nga talentet më premtues në të ardhmen.

"Prej sot, Agon Elezi është zyrtarisht futbollist i KF Skënderbeu.

18-Vjeçari ka konkretizuar sot akordin paraprak të arritur me klubin duke firmosur kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 vitet e ardhshme.

Elezi u bashkua sot me grupin nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik.

Elezi vjen nga ekipi Under19 i ekipit Francez SM Caen dhe është pjesë e përfaqësueses U19 dhe Under21 të Maqedonisë së Veriut. Vlen të theksohet se 18-vjeçari mban shiritin e kapitenit tek kombëtarja U-19.

PROFILI I LOJTARIT:

Datëlindja: 1 Mars 2001

Vëndlindja: Shkup

Nënshtetësi: Shqiptar, Maqedonia e Veriut

Gjatësia: 1.78 M

Pozicioni: Mesfushor qëndër

Këmba e fortë: E djathta", shkruan klubi i Skënderbeut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga