Abdul Khalid është afrimi i fundit zyrtar i Teutës për durrsakët. Njoftimin për zyrtarizimin e lojtarit e bën të ditur klubi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Ganezi ka ardhur nga skuadra e Prishtinës dhe në 105 ndeshje zyrtare, ka shënuar 30 gola, dhe ka dhënë 11 asistime.
Sulmuesi, vetëm 23 vjeç shihet si një përforcim shumë i rëndësishëm për të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi, që duhet thënë se e kanë nisur shumë mirë kampionatin, ku në 3 ndeshje kanë arritur të grumbullojnë 7 pikë.
Postimi i klubit të Teutës:
Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Basit Abdul Khalid është përforcimi i fundit zyrtar për skuadrën durrsake. Sulmuesi 23-vjeçari nga Gana luante që nga sezoni 2016/2017 me Prishtinën në kampionatin e Kosovës ku ka zhvilluar 105 ndeshje zyrtare, dhe ka shënuar 30 gola dhe 11 asistime.
