Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ 7 ndeshje me fanellën e kuqe, Partizani dhe mbrojtësi ndajnë rrugët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 7 ndeshje me fanellën e kuqe, Partizani dhe mbrojtësi

Filip Gligorov nuk është më lojtar i Partizanit. Lajmin e ka dhënë klubi i kuq, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kreyqytetasit dhe mbrojtësi e kanë parë të arsyeshme të ndërpresin bashkëpunimin me mirëkuptim.

"FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov. Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive" - shkruan klubi.

Gligorov ka luajtur 7 ndeshje me Partizanin, pa arritur dot të lërë gjurmë. 28 vjeçari nuk arriti të përshtatej te kjo skuadër, duke zhgënjyer kështu totalisht.  Më parë ka qënë pjesë e Sileks, Shkupi dhe Calarasi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga