Tinga Tei nuk do vazhdojë të jetë lojtar i Tërbunit. Lajmin për sulmuesin e bën të ditur vetë klubi pukjan përmes rrjeteve sociale. 23-vjeçari u afrua në Pukë gjatë merkatos së dimrit dhe klubi e ka falenderuar për kontributin e tij. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Tërbunit.
“Zyrtare:
Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka ndërprerë bashkpunimin me sulmuesin 23 vjeçar, Tinga Tei pas vetëm gjashtë muajve. TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë e falenderojnë Tingan për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë kuqebardh dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karriere! Gjithashtu Ganezi, Tei dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët Pukjanë për mbështetjen e dhënë presidencen dhe stafin teknik duke u shprehur i kënaqur me eksperiencen e tij tek ekipi ynë!”, shkruan Tërbuni në rrjetet sociale.
Ky është largimi i pestë për veriorët, pas atyre të Skënder Lilajt, Erik Lumanit, Jurgen Peqinit dhe Klajdi Kukës. Kujtojmë se Tërbuni po zhvillon ndërkohë fazën përgatitore për sezonin e ri, që e gjen sërish në Kategorinë e Parë.
