Leonat Vitija është përshëndetur me Skënderbeun. Mbrojtësi nga Prishtina prej tre sezonesh ka qenë pjesë e korçarëve, aty ku ka luajtur si titullar. 21 vjeçari që bën pjesë edhe te Shpresat e Kosovës ka falenderuar klubin, teksa këtë sezon luajti 24 ndeshje për 1985 minuta.

Skënderbeu vuan këtë periudhë largimet, me bardhekuqtë që u rrëzuan nga Superliga pas 13 vitesh. Tanimë sezonin e ri në Kategorinë e Parë, korçarët janë duke vuajtur largimet.
Pasi portieri Bekim Rexhepi zyrtarizoi largimin dje, është radha e Vitija që sot të ndahet pas tre vitesh nga Skënderbeu. Kujtojmë se edhe Dajan Shehi përfundoi kontratën dhe del lojtar i lirë. Leard Sadriu gjithashtu e ka mbyllur me korçarët.

Galeria fotografike ()
Poll