Chinonso Darlingon Onuh ka gjetur akordin dhe është rikthyer te Besa, duke firmosur kontratë dy vjeçare. Nigeriani 30 vjeçar edhe më herët ka qenë pjesë e kavajasve, teksa sezonin e shkuar me Butrintin në Kategorinë e Parë ia doli të shënonte 12 gola.
Veç Besës, më herët në Kategorinë e Parë sulmuesi ka luajtur edhe me Burrelin, Tomorin dhe Shkumbinin. Pas zyrtarizimit të Maganit në stol, Besa prezantoi sot edhe Shaqir Jugun, Joni Nurja dhe Ntephe.
“Chinonso Darlingon Onuh ka firmosur kontrate 2 vjecare me ekipin tone.
Sulmuesi sezonin e kaluar ne kategorine e pare shenoi 12 gola”, njofton Besa.

Poll