Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zv/trajneri i Kastriotit pranon dominimin e të kuqve: Dihet kush është PARTIZANI, ja çfarë do bëjmë nga nesër

Shkruar nga NEWSPORT
Zv/trajneri i Kastriotit pranon dominimin e të kuqve: Dihet kush

Pas humbjes në ndeshjen e Kupës 2-4 ndaj Partizanit në shtëpi , zv/trajneri i Kastriotit Skëlzen Rustami është shprehur se kjo ishte një sfidë që në fakt nuk kishte shumë rëndësi, pasi dihet që kundërshtari ishte shumë i fortë dhe për më tepër që të kuqtë janë një ekip që në fund e synojnë edhe trofeun.

Përsa i përket mbijetesës zv/tekniku theksoi se duke filluar që nga nesër në stërvitje do të mendojnë për ndeshjen e radhës në Gjirokastër, duke bërë kështu të mundur marrjen e një rezultati pozitiv, që edhe të fillohet "marshimi" për të siguruar mbijetesën.

"Qëllimi jonë është ndeshja e kampionatit, për të arritur ndonjë rezultat pozitiv, duke menduar për Superligën. Dihet që Partizani e ka objektiv Kupën, pasi synon trofeun, kështu për ne ishte një ndeshje shumë e vështirë. Përsa i përket kampionatit, ndeshja në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendos shumë gjëra, por ne do të motivohemi duke filluar që nga nesër në stërvitje, duke menduar për ndeshjen që do të kemi në kampionat ndaj Luftëtarit", është shprehur Rustami.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga