Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zbuloni "Kampionët e Vlorës", një histori që do të mbahet mend gjatë

Shkruar nga NEWSPORT

"Kampionët e Vlorës" është libri që do të vijë në qarkullim për të gjithë sportdashësit vlonjatë dhe jo vetëm. Shkrimtari Ergys Alushi po bën një përmbledhje të sportit të qytetit bregdetar për harkun kohor të 60 viteve, pra nga 1930 deri në 1990.

[caption id="attachment_16881" align="alignleft" width="300"]Ergys Alushi duke punuar për librin e tij "Kampionët e Vlorës" Ergys Alushi duke punuar për librin e tij "Kampionët e Vlorës"[/caption]

Flamurtari ka qenë dhe mbetet një nga emrat e klubeve më të mëdhenj në Shqipëri për nxjerrjen e talenteve në çdo fushë sporti, ndërsa ka vite që mbetet pas duarve. I harruar apo jo, Flamurtari tashmë do të ketë librin dhe përfaqësuesin e tij që shumëkush të mësojë sesi ka qenë ky klub në të shkuarën.

I kontaktuar nga "Newsport.al", autori i librit, Ergys Alushi, u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me librin, të cilin ai po e realizon me pasion. Ndërsa jep kritikat e tij në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në vitet e fundit.

-Çfarë përmban libri që po përgatit?

Libri është një përmbledhje e të gjithë kampionëve të Vlorës, në të gjitha sportet që nga viti 1930 deri në vitin 1990. Duke e nisur me kampionin e parë në Atletikë në vitin 1930 e deri në fitimin e titullit kampion nga ekipi i futbollit Flamurtari në vitin 1990.

[caption id="attachment_16879" align="alignleft" width="300"]Ergys Alushi i ftuar në një studio televizive Ergys Alushi i ftuar në një studio televizive[/caption]

-Sa kohë ke që merresh?

Materialin kam filluar ta grumbulloj që vitin 2015, diku nga muaji shtator dhe po vazhdoj me sistemimin e tij dhe grumbullimin e kujtimeve, mbresave, fotove të kampionëve të ndryshëm, shumica e të cilëve kanë emigruar jashtë shtetit.

-Kush të ka ndihmuar për ta realizuar?

Të them të drejtën, nuk më ka ndihmuar askush, jam duke i realizuar vet të gjitha . Kur ta përfundoj, do të kërkoj ndihmën e bashkisë, ndoshta jo për botimin e librit, por për të krijuar një Muze për Sportet në Vlorë, në mjediset e pallatit të sportit të qytetit.

-Si të lindi kjo ide?

Ideja lindi nga një shkrim që doja të bëja për peshëngritësin e madh vlonjat e atë shqiptar, Hysen Cenaj. Nisi si shkrim dhe tani jam duke e përfunduar si një libër të mirëfilltë historinë sportive të Cenaj. Duke shfletuar në gazetat e “Sportit Popullor” të atyre viteve më lindi dhe ideja për të shkruar një libër për kampionët e Vlorës.

[caption id="attachment_16880" align="alignleft" width="267"]Vasilika Bejo, kampionia dhe rekordmene e Shqipërisë në not. Vasilika Bejo, kampionia dhe rekordmene e Shqipërisë në not e përfshirë në librin "Kampionët e Vlorës".[/caption]

-Cilët janë personazhet kryesore në libër?

Personazhet kryesore në libër janë vet sportistët, kampionët, rezultatet e tyre, jeta sportive, kujtimet, fotot, garat, miqësitë sportive, trashëgimitë e titujve kampion. Personazhet e këtij libri, janë personazhet më të bukur në botë, me jetën e kujtimet që deri edhe të tronditin, nderonin qytetin edhe pse sistemi nuk i nderonte, i varrosnin prindërit vetëm pas fitores së një ndeshje që nuk mund ta linin dot pa e luajtur etj si këto.

-A ka qenë e vështirë?

Realisht është një punë e vështirë. Duhet përqendrim e kujdes në çdo faqe gazete, në çdo shkrim, në çdo kujtim kampioni, për të mos humbur asnjë garë, asnjë rezultat, asnjë emocion nga kujtimet që ata kanë. Më është dashur të shkoj edhe në bibliotekën e Fierit për material që nuk i kam gjetur në Vlorë. Më është dashur të ulem të flas e të dëgjoj sportistë të shumtë e të ndryshëm. Shkruar rreth 6 orë në ditë.

-Kur do të bësh promovimin?

Libri është drejt përfundimit edhe pse përditë del një kampion i ri, vjen një kujtim a foto në e-mail tim nga kampionët. Dëshira ime është që të realizoja një promovim me të gjithë kampionët bashkë, e kam ëndërr t’i mbledh të gjithë bashkë pas kaq shumë vjetësh. Të shohim, është një iniciativë që kërkon edhe kohë por edhe shpenzime.

-Sa do të kushtoj libri?

Libri do të kushtoj të paktën aq sa për të nxjerrë koston e shtypshkronjës nëse e botoj me shpenzimet e mia. Nëse dikush e merr përsipër ta botoj si sponsorizim, do ta shpërndaja falas në të gjithë qytetin me qëllim që Vlora e vlonjatët të njiheshin me kampionët, ti rikujtonin ata.

-Cila është gjendja e sportit në Vlorë?

Realisht gjendja e sportit në Vlorë, lë shumë për të dëshiruar. Kur e krahasoj me nivelin e para viteve 90, është si nata me ditën, për cilësinë, nivelin e titujt kampion. Sot, Vlora, me përjashtim ndoshta të basketbollit të femrave që vazhdon traditën, nuk ka kampion në shumë sportësh dhe kjo është jo normale. Mungojnë terrene sportive, palestra, pishina noti, pista për vrapime e plot element të tjerë. Në Vlorë askush nuk e ka mendjen te sporti edhe pse të gjithë hiqen si specialistë.

ergys alushia-Si e shikon të ardhmen e Flamurtarit të futbollit?

E ardhmja e Flamurtarit nuk është e gjitha në dorë të vet Flamurtarit. Kampionati shqiptarë komandohet nga disa president ekipesh dhe ata vendosin e ndajnë titujt ndër vite. Nëse Flamurtari hyn në këtë rreth edhe mund ta ketë fatin ta fitojë ndonjë titull. Dikur, para viteve 90, ishin ekipet e Tiranës që sundonin kampionatin shqiptar të ndihmuara nga Federata, arbitrat e udhëheqësit, sot, janë presidentët që e kryejnë një funksion të tillë.

-A duhet bashkia të bëj diçka më tepër?

Bashkia nuk ka se çfarë të bëj më tepër. Ekipi duhet të jetë privat. Bashkia për mendimin tim le të financojë në disa sporte individuale për të ringjallur traditën, rikthyer kampionët.

-A ka qyteti infrastrukturën e nevojshme për të pasur prioritet sportin?

Një infrastrukturë e tillë mungon në qytet dhe për pasojë kjo ndihet edhe në shuarjen e disa sporteve që dikur ishin elitare për Vlorën. Do të dëshiroja që libri im “Kampionët e Vlorës” të ishte një “infrastrukturë”më vete për të shërbyer pikërisht në ringjalljen e nostalgjive, traditës, kampionëve, sepse jam i bindur që Vlora i ka aty brenda në Vlorë, talentet në të gjitha sportet.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga