Gledi Mici mësohet se ka firmosur për Partizanin. Burime të afërta të klubit të kuq, për newsport.al bëjnë me dije që mëngjërashi i mbrojtjes ka arritur një marrëveshje me drejtuesit. Megjithatë akoma nuk është bërë konkrete pasi lojtari ndodhet me pushime dhe është nën kontratë deri me 31 gusht me skuadrën verilindore. Por tek Partizani e bëjnë fakt të kryer. Lojtari së shpejti do t’i bashkohet të kuqve për sezonin e ri 2016-2017.
25-vjeçari është ndër emrat më të përfolur në këtë merkato verore, megjithatë së fundmi mbrojtësi anësor ka vendosur për Partizanin. Mici është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar, pasi ka luajtur më përpara me Dinamon, Kamzën, Flamurtarin, Kukësin dhe së fundmi pritet të bashkohet 14-herë kampionët e Shqipërisë.