
Pas përfundimit të takimit dhe humbjes së radhës nga ekipi i Korabit, trajneri i Korabit Gerd Haxhiu ka folur për mikrofonin e Supersport:
" Më vjen mirë që gjej forcë për të bërë batuta duke parë gjendjen në të cilën ndodhemi. Pavarsisht se si ne e kemi përgatitur këtë takim apo dhe të tjerët, është një situatë e vështirë të cilën po kalon klubi.
Klubi vuan pjesën financiare pasi na kanë ikur sponsorat dhe vetëm një ka mbetur, i cili me sforco nga paratë e veta po përpiqet të bëjë maksimumin për këtë ekip. Ne duhet të paguajmë 3 milion lekë të vjetra për një ndeshje si pritëse dhe duke llogaritur pozitat në të cilat ndodhemi, janë goxha para.
Kemi siguar një fond prej 70 mijë eurosh dhe kemi rikonstruktuar stadiumin, por sipas FSHF duhet të presim që të bëhet bari jeshil që të mund ta përdorim stadiumin. Nuk dua ta braktis këtë ekip që po kalon ditë të vështira por jemi në krizë", ka përfunduar trajneri Haxhiu.