Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ylli Aga bën analizën e sezonit të ri: Skënderbeu, Partizani dhe Supersporti, skuadrat për t'u mundur

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli Aga bën analizën e sezonit të ri: Skënderbeu, Partizani

Kategoria Superiore është në prag, ndërsa përgatitje për sezonin e ri nuk po bëjnë vetëm skuadrat që do të garojnë në këtë edicion të ri futbollistik. Gjithashtu edhe ekipi i platformës digitale, Supersport ka bërë gati përgatitjet për një tjetër sezon të gjatë transmetimesh "live" në stadiumet e Shqipërisë, por edhe surprizat e reja që do të ofrojnë emisionet në vigjilje dhe pas takimeve të Superiores.

Gazetari dhe njëkohësisht komentatori i Supersport, Ylli Aga tregon në një intervistë për newsport.al për të rejat që e presin publikun dhe sportdashësit në ekranin e Supersport, ndërsa jep mendimin e tij mbi skuadrat që pritet të jenë sërish protagoniste në këtë sezon të ri të Kategorisë Superiore.

 

-Çfarë pritet të sjellë këtë sezon Kategoria Superiore?

-Pritshmëritë për kampionatin e ri janë të larta. Kjo edhe për shkak të imazhit të mire të krijuar nga paraqitja e Kombëtares në Europian, por edhe e ekipeve tona në Kupat e Europës. Në shumë elemente pres rritje krahasuar me standardet e vendosura në kampionatet e fundit, qoftë sa i takon cilësisë së ndeshjeve, infrastrukturës, dhe numrit të tifozëve.

-Cila është skuadra për t'u mundur?

-Skënderbeu. Ka ruajtur pjesën më të madhe të skuadrës dhe ka bërë afrime të mira. Por shumë pranë korçarëve, madje të barabartë është Partizani, i cili penalitetin e vetëm ka faktin qe do t'i luajë ndeshjet jashtë kryeqytetit. Mendoj se  edhe Kukësi është skuadra për t'u mundur. Besoj se ambiciet e presidentit Gjici këtë sezon nuk do të kenë kufij.

-Kush mendon se do të jetë surpriza?

- Nisur nga emrat dhe historia nuk meritojnë të konsiderohen surpriza, por për shkak të probleme të shfaqura sezonet e fundit, besoj se Flamurtari dhe Vllaznia do të jenë në grupin e skuadrave të para. Gjithmonë nëse çështjet administrative nuk do të jenë më problem.

-Ecuria e ekipeve shqiptare në Europë këtë vit, një opinion për to?

- Opinioni është pozitiv. Është shumë e rëndësishme për mentalitetin dhe financat, që kualifikimet po bëhen diçka e zakonshme. Një fakt i tillë do të duhet t'i udhëheqë drejtuesit e klubeve tona për të qenë më profesionalë për të investuar në projekte të detajuara sportive.

-Çfarë do të sjellë ndryshe këtë vit Supersport?

- Besoj se Kategoria Superiore ka fituar një dimension të ri nëpërmjet transmetimeve të Supersport. Edhe këtë sezon abonentët tanë do të mund t'i ndjekin të 180 ndeshjet live. Ndërsa emisioni "Gol pas Goli" do të vijojë të jetë bashkëshoqërues i të gjitha ndeshjeve me analiza, intervista dhe shumë risi te tjera.

-Cilat do të jenë emisionet që keni programuar?

- Siç është bërë traditë tashmë, emisionet do të jenë bashkëshoqëruese të të gjitha eventeve të transmetuara në Supersport. Do të vijojmë me emisionet që kanë një profil të qartë në sytë e publikut, por nuk do të mungojnë edhe risitë.

-Komentin apo analizën në studio, kë zgjedh Ylli?

-Komenti është pasioni, e natyrshmja, ndërsa analiza është eksperienca e fituar. Do të gjejmë një zgjidhje të mesme.

-Si përforcim në skuadër keni marrë Shkëmbin këtë sezon, besoni sërish te titulli?

- Besoj se kemi bërë një blerje të bujshme. Shkëmbi do të ketë një karrierë të shkëlqyer  edhe si opinionist.

-Cila është studioja sportive ku ndihesh më komod?

- Në "shtëpinë" time, "Gol pas Goli".

-TVSH ju ka hapur sfidë me transmetimin e Kategorisë së Parë, si ju duket?

- Supersport nuk është në garë me askënd. Fakti që TVSH do të transmetojë disa ndeshje të Kategorisë së Pare është një lajm i mirë dhe do të jetë ndihmëse për protagonistët, klubet, futbollistët, gjyqtarët. Por struktura e kësaj kategorie është qesharake. Ditën që edhe Kategoria e Pare do të jetë vetëm një grup me 10 ekipe do të mund të flasim për një produkt cilësor.

 

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga