Realf Zhivanaj ishte një nga lojtarët më të mirë të Tërbunit në javën që lamë pas. Qendërmbrojtësi tropojan arriti të realizonte duke shënuar golin e fitores për pukianët në triumfin 2-1 kundër Veleçikut. Shtatlarti vinte pas një pauze 2-javore për shkak dëmtimi, por në sfidën e së shtunës tregoi se ishte në formë të mirë.
Zhivanaj është një emër i dëgjuar edhe në Superiore, pasi ka qenë më parë pjesë e Tiranës. 21-vjeçari arriti të firmoste një kontratë profesioniste, por më pas u detyrua të largohej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prej një viti është rikthyer sërish në Shqipëri. Sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Vorës, ndërsa këtë edicion po shkëlqen me Tërbunin. Kujtojmë që Zhivanaj është një lojtar i dalë nga Akademia e Tiranës.