Vrasja e George Floyd nga policia ka tronditur Amerikën dhe gjithë opinionin anë e mbanë botës. I ndjeri humbi jetën për shkak të presionit të shkaktuar me këmbë nga polici në qafën e tij për 9 minuta. Edhe pse në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, dëgjohej ku ai kërkonte ndihmë për t’i hequr këmbën nga qafa, një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Nuk marr dot frymë” apo edhe “Mama, më ndihmo”, nuk e lëkundën policin të shkaktonte fundin e tmerrshëm. Pikërisht kjo ngjarje ka ngritur të gjithë amerikanët në protesta të dhunshme duke shkatërruar gjithçka i del përpara.
Por, tanimë vdekja e Floyd është shndërruar në një kauzë botërore teksa për shpirtin e të ndjerit po luten edhe njerëz nga bota e sportit. Diskriminimi mes racës së bardhë dhe atyre me ngjyrë ka ekzistuar për vite me radhë, por tanimë kjo duhet të marrë fund.
Edhe ata jetojnë, edhe ata punojnë, edhe ata janë pjesë të kësaj bote ashtu siç thotë edhe Kyrian Nwabueze. “E marta e errët. Jetët e zezakëve janë jetë”, shkruan sulmuesi amerikan i Laçit duke u bashkuar me protestën e bashkëkombasve të tij.