
Më në fund është dorëzuar dhe Teuta dhe rregullorja nuk është shkelur për të shtyrë kampionatin. Durrsakët kanë dhënë OK-in sot dhe FSHF menjëherë ka zyrtarizuar ndryshimin e datës për rifillimin e Superligës.
Teuta ka hezituar në ditët e para duke mbajtur peng gjithçka por sot, me OK-in edhe të trajnerit Magani durrsakët janë dorëzuar. E kanë marrë këtë vendim në të mirë të skuadrës së tyre pasi presin edhe të paktën dy futbollistë brazilianë për të kompletuar skuadrën për pjesën e dytë të sezonit.
Poll