Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vonesat e pagave "djegin" FLAMURTARIN, 3 titullarë të tjerë ULTIMATUM klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Vonesat e pagave "djegin" FLAMURTARIN, 3 titullarë të

Flamurtari duket në gjendje të demoralizuar pas ndeshjes së fundit me Kukësin. Skuadra kishte marrë garanci për shlyerjen e një pjese të pagave të padhëna nga klubi deri ditën e shtunë, por "RTSH Sport" bën me dije se deri më sot nuk është zgjidhur aspak ngërçi financiar. Nga ana tjetër skuadra vazhdon përgatitjet pët takimin e kthimit me Tiranën në Vlorë për Kupën e Shqipërisë, por në këtë situatë duket thuajse e pamundur që lojtarët të karikohen për të përmbysur rezultatin e takimit të parë 2-0.

Problemet shkojnë më thellë, teksa skuadra rrezikon seriozisht të shpërbëhet. Muhamet Useini bashkë me Albi Allën, Elton Calenë dhe Agustin Torassën kanë "kërcënuar" klubin se në rast se nuk shlyhen financiarisht deri të mërkurën, ata do të  largohen nga skuadra. Në këtë mënyrë Flamurtari rrezikon sezonin. Tashmë skuadra është në mëshirën e fatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga