Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia si "dhomë prove", ikën një suedez, vjen një maqedonas

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia si "dhomë prove", ikën një suedez, vjen

Te Vllaznia ishte në provë portieri suedez Uddenas, por sot ai është larguar nga skuadra shkodrane pasi nuk bindi trajnerin Cungu. Po ditën e sotme në kampin kuqeblu ka ardhur në provë një portier tjetër maqedonas. Drejtuesit e Vllaznisë janë në kërkim të një portieri cilësor, për të garantuar portën për sezonin e ardhshëm. Kështu që pas largimit të suedezit ka ardhur portieri nga Maqedonia Daniel Bozinovksi. 27-vjeçari vjen nga skuadra e Rabonitçkit të vendit të tij, dhe tashmë kërkon një aventurë të re jashtë Maqedonisë. Bozinovksi do të qëndrojë për disa ditë në provë, dhe pastaj do të jetë stafi teknik i Vllaznisë ai që do të vendosë për të ardhmen e tij në skuadrën shkodrane. Ndërkohë në stërvitjen e kuqebluve vazhdon të jetë edhe portieri malazez Jasmin Agoviç, që po paraqitet mirë, por stafi teknik akoma nuk ka dhënë një përgjigje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga