Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia në Kupat e Europës, Josa i fokusuar në maksimum

Shkruar nga NEWSPORT

Mirel Josa ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë një seance stërvitore me Vllazninë. Trajneri kryeqytetas që arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë po përgatit skuadrën për ndeshjen e turit të dytë të Conference League kundër Universitatea Craiova.

I fokusuar në maksimum, Josa po i jep ngarkesën e duhur lojtarëve teksa sot pritet të zyrtarizohet në Shkodër edhe Herald Marku. Eksperienca e madhe në kampionatin shqiptar dhe sukseset ndër vite me skuadra të ndryshme e rendisin Josën te trajnerët më të mirë në elitën e vendit tonë.

Në foton e postuar shfaqet me bilbil, gati për t’i dhënë fërshëllimen përfundimtare këtyre përgatitjeve verore.

Postimi i Josës
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga