
Vllaznia ka hedhur sytë nga Maqedonia e Veriut për të gjetur sulmuesin gol. Bëhet fjalë për lojtarin Shefit Shefiti tregon Shkodra Sport. 24- vjeçari mbylli sezonin e fundit me Renovën, ku gjeti rrugën e rrjetës 6 herë dhe dha 6 asistë, në 28 ndeshjet e luajtura brenda kampionatit.
Vllaznia nuk po ndalon në punën për të përforcuar ekipin. Klubi kuqeblu është i vetdijshëm që në takimin e turit të dytë të Conference League përballë Craiovas, skuadra duhet të jetë sa më e konsoliduar.
Shefiti do e kishte transferimin e parë në Shqipëri, pasi ka mbajtur veshur vetëm fanelat e Shkëndijës së Tetovës dhe Renovës gjatë karrierës. Kujtojmë se ka luajtur dhe 7 ndeshje për Shpresat e Shqipërisë, ndër të cilat ka gjetur rrugën e rrjetës 2 herë.