Vllaznia do luajë miqësoren e radhës kundër SV Lafnitz, më 8 korrik në stadiumin “Wienerfeld”. Në Austri, ku shkodranët po zhvillojnë dhe fazën përgatitore, kanë zgjedhur kundërshtar më të vështirë pasi fituan dje 0-1 me Traiskirchen.
Kjo pasi Lafnitz bën pjesë në ligën e dytë austriake, teksa Traiskirchen është një kategori më poshtë, pikërisht në ligën e katërt.
Kujtojmë se kuqeblutë ndodhen në Austri për fazën përgatitore, në prag të ndeshjes së Conference League përballë Craiovas. Lajm i mirë për tifozët shkodranë është se ky takim do transmetohet drejtpërdrejt në faqen e klubit.
“Miqësore | Friendly.
SV Lafnitz - KF Vllaznia
8 Korrik, 18:00
"Ëienerfeld" Stadium
Ndeshja do transmetohet live në Facebook”, shkruan klubi i Vllaznisë në rrjetet sociale.
