Është mbyllur ditën e sotme java e 23-të e Kategorisë Superiore. Laçi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Apolonisë duke bërë një hap fals. Në barazim 0-0 u mbyll edhe sfida tjetër, Vllaznia-Kukësi, me shkodranët që humbën shansin e artë për të fituar pasi Imeri gaboi nga penalltia. Ditën e sotme, Tirana mori fitoren e 3-të radhazi duke fituar 1-2 ndaj Kastriotit, Teuta barazoi 1-1 në transfertë ndaj Bylisit, kurse Partizani pësoi një humbje befasuese 0-1 nga Skënderbeu.
Tashmë me mbylljen e javës së 23-të, nuk ndryshon as renditja. Vllaznia mban vendin e parë me 42 pikë, ndjekin Teuta dhe Laçi me 41 pikë. Vendi i 3-të mbahet nga Partizani 39 pikë, ndërsa Tirana me 35 pikë. Skënderbeu mban vendin e fundit me 16 pikë, po aq sa Apolonia, ndërsa Bylis me 19 pikë në vendin e 8-të.