Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Vllaznia kryeson me meritë", Starova analizon kampionatin: Edhe Kukësi është aty, ndryshimet me Europën na i tha Kallaku

Shkruar nga NEWSPORT
"Vllaznia kryeson me meritë", Starova analizon kampionatin: Edhe

Sulejman Starova ishte i futar mbrëmë në emisionin Pressing në Abc News. Drejtori i Teutës nuk foli vetëm për durrsakët, por edhe për ekipe të tjera të Superiores. Sa i përket kryesuesve të Vllaznisë, ai shprehet se ata janë me plot meritë aty. Diçka u tha edhe për krutanët, që ia dolëm mjaft mirë të mbajnë të kyçur portën. Kukësi mbetet pretendent i rëndësishëm ,teksa dy fitoret e fundit kanë rregulluar shumë gjëra.

"Kampionati me 10 skuadra e ka të garantuar konkurencën. Edhe në fund po bëhet luftë e lezetshme. Tirana tani është keq dhe rrezikon. Lart është garë për në UEFA. Edhe Kukësi me këto 2 fitore pas kësaj krize mund të pretendojë titullin.

Vllaznia e meriton vendin e parë dhe i falet edhe ndonjë hap fals si ai me Kastriotin, ndërkohë që Teuta e Partizani lanë pikë. Hidhërimi pas ndeshjes me Kastriotin i kthehet në bonus psikologjik pas barazimit të sotëm të Partizanit e Teutës. Kastrioti e parkoi autobusin sepse ashtu zgjodhi, por u shfaq para portës.Kastrioti ka luajtur mirë me të gjithë. Presion? Kallaku erdhi te Teuta të stërvitej kur ishte me pushime dhe tregonte se në Kroaci ndodh ndryshe. Këtu ka presion të madh dhe shumë ndryshe nga në Europë, ku harxhohen miliona" - tha Starova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga